Politike

Si do e mundë Ramën? Berisha tregon skenarin: Do përballem me të në të gjitha mënyrat!

Berisha u shpreh se beteja tashmë ka filluar.

31 Tetor 2022, 21:20 Nga F.M
Si do e mundë Ramën? Berisha tregon skenarin: Do përballem me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar skenarin që do të përdorë për të mundur kryeministrin Edi Rama. I ftuar në "Now", ai tha se me Ramën do të përballet në çdo lloj mënyre. Berisha u shpreh se beteja tashmë ka filluar.

"Të besosh se Edi Rama është i vendosur të respektojë votën, është absolutisht si të besosh rrethin katror. Kurrë Edi Rama nuk e pranon votën. Po nuk votove nuk ka shtet ligjor, nuk ka drejtësi. Mos të mendojë kush se unë kam iluzione që ai do bëjë votime. Nëse ai vazhdon në këtë mënyrë, edhe ne do i përgjigjemi në të gjitha mënyrat. Çdo mënyrë. Të kisha qenë në vendin e Lul Bashës, mbi tokë vendin nuk ia lija më 27 prill. Do votojmë ne. Do bëhet çdo gjë që shqiptarët të votojnë. Beteja ka filluar, do vazhdojë vazhdimisht. Unë nuk lodhem fare që t'i them mos ndalo Ramës. Përballem me të në të gjitha mënyrat për të mbrojtur votën. Ose shqiptarët do votojnë ose në këtë vend do të asgjësohet demokracia. Po nuk votove nuk ka siguri juridike. Nëse ai vazhdon në këtë mënyrë dhe ne  do të vazhdojmë me mënyrat tona,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll