Politike

Rëndësi ka që PD-ja të bashkohet në fushatë," Bogdani: Veliaj është e keqja e Tiranës

Bogdani duke folur për primaret tha s’ka rëndësi kush del kandidat nga primaret, për sa kohë që Partia Demokratike del e bashkuar.

31 Tetor 2022, 21:25 Nga I.A
Rëndësi ka që PD-ja të bashkohet në fushatë,"
Gerti Bogdani

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se Erion Veliaj është e keqja e Tiranës. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Bogdani duke folur për primaret tha s’ka rëndësi kush del kandidat nga primaret, për sa kohë që Partia Demokratike del e bashkuar. Po ashtu, Bogdani theksoi se ka mbështetjen e çdo demokrati të Tiranës.

"Erion Veliaj është e keqja e Tiranës. S'ka rëndësi kush del nga primaret, por të dalë një PD e bashkuar. Jam ftuar në PD nga Sali Berisha. Kam mbajtur qëndrim korrekt me të gjithë demokratët. Sfida që kemi përpara nuk bëhet nëse s'jemi të gjithë bashkë. Kam mbështetjen e çdo demokrati të Tiranës. Kam besimin që baza e PD do të jetë e bashkuar në fushatë. Modeli im është totalisht ndryshe. Veliaj ka firmosur mijëra leje ndërtimi. Në radhë të parë, do jem një model që qeveris me nivel e transparencë. Do jem një model për qytetarët," tha Bogdani.

gerti bogdani

Sondazh

Poll