Politike

Berisha i prerë me Bardhin: Nuk lëvizim nga Primaret, sondazhet duan 1 mln euro që ne nuk i kemi

Kryedemokrati u shpreh se propozimi i Bardhit mund të modifikohet, por që gjithsesi një 'poll' nuk është i barabartë me votën që do të jepet për primaret. 

31 Tetor 2022, 21:45 Nga F.M
Berisha i prerë me Bardhin: Nuk lëvizim nga Primaret, sondazhet duan 1
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është treguar i prerë kur ka thënë se nuk do të heqë dorë nga Primaret, pavarësisht qëllimit për të dalë me një kandidat të përbashkët me grupin që mbështet Enkelejd Alibeaj, në zgjedhjet lokale. I ftuar në 'Noë', Berisha tha se Bardhi ka kërkuar sondazhe, por që Partia Demokratike nuk i ka 1 milion euro për t'i financuar ato për të gjithë Shqipërinë. Kryedemokrati u shpreh se propozimi i Bardhit mund të modifikohet, por që gjithsesi një 'poll' nuk është i barabartë me votën që do të jepet për primaret. 

"Jo, jo absolutisht, tek Primaret ne nuk levizim, nuk heqim dorë. Është e vetmja gjë që në sjellim risi këtë herë, nuk lëvizim nga Primaret. Që një parti të bëjë 'polls' në të gjithë Shqipërinë, është e pamundur sepse nuk kemi para. Duhet një forcë pollitike miliardere. Nuk kemi para! S'ka para për të bërë 'polls', duhen minimumi 1 milionë euro. Ky propozim mund të modifikohet. Urdhëro të bjmë 'polls' aty ku mundemi, një 'poll' nuk është baraz me votën se ndryshe nuk bëheshin zgjedhjet, bëheshin vetëm sondazhe,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha pakti pd-pl

Sondazh

Poll