Politike

Gara me Alimehmetin? Këlliçi: I nderuar, por jam në avantazh, jam testuar, kam dalë i treti më i votuari në rang kombëtar

Ai renditi disa pika, të cilat ai i konsideron të forta tek vetja dhe që e bëjnë të jetë në avantazh. 

31 Tetor 2022, 21:03 Nga F.M
Gara me Alimehmetin? Këlliçi: I nderuar, por jam në avantazh,
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi, kandidati në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës është shprehur se do të ishte i nderuar nëse përballë do të kishte mjekun Ilir Alimehmeti. I ftuar në "TPZ", Këlliçi tha se Tiranës i duhet një profil politik. Ai renditi disa pika, të cilat ai i konsideron të forta tek vetja dhe që e bëjnë të jetë në avantazh. 

"Jam i nderuar nëse Alimehmeti do t'i bashkohet garës. Në këtë garë, në këto primare kam hyrë që të jap ofertën time, i votëbesuar nga Tirana. Kam dalë i treti më i votuari nga lista e deputetëve, kam thyer herësin dhe këtë e kam bërë për shkak të punës time disa-vjeçare. Nuk kam qenë ndodnjë person që kam dalë me kaseta të gatshme, kam të paktën 7 vite si kryetar i Forumit Rinor, kam qenë aty ku janë arrestuar demokratët dhe kanë qenë aty për mua kur kam dalë nga komisariati. Jam i vetmi i PD-së që jam arrestuar, kjo gjë mendoj se më ka çuar në avantazh. Unë jam i testuar, i vetmi i zgjedhur me praktikën 1 anëtar një vitë, në një proces model, jam produkt i garave. Nuk kam hedhur baltë kundër kundërshtarëve. Jam i vendosur në gjërat që flas. mezi e pres garën, ajo është habitati im,"- tha Këlliçi. 

belind kellici

Sondazh

Poll