Politike

Balla: Të marrim masa që Berisha të mos flasë më në Kuvend. Turp! Non-grata po përdhunon foltoren

Balla tha se duhen marrë masa që një non grata si Sali Berisha të mos përdhunojë Kuvendin teksa e akuzoi se bashke me kreun e PL-së Ilir Meta kanë firmosur pro raportit të Dick Marty-t katër ditë pasi vranë katër qytetarë në bulevard. Balla tha se sa herë Shqipëria është në gjendje të vështirë Berisha e Meta bëhen bashkë kundër saj.

31 Tetor 2022, 19:59 Nga e.k
 
Balla: Të marrim masa që Berisha të mos flasë më
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka "shpërthyer" në Kuvend pas fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha. Balla tha se duhen marrë masa që një non-grata si Sali Berisha të mos flasë më në Kuvend. Balla tha se Berisha 'përdhunon' foltoren me deklaratat e tij dhe se kjo gjë nuk duhet lejuar më. Ai u shpreh se Berisha bashkë me kreun e PL-së Ilir Meta kanë firmosur pro raportit të Dick Marty-t katër ditë pas 21 janarit të vitit 2011, ku u vranë katër qytetarë. Sipas Ballës, sa herë Shqipëria është në gjendje të vështirë Berisha e Meta bëhen bashkë kundër saj.

Taulant Balla: Berisha dhe Meta nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. Shqipëria u ka dhënë gjithçka ka mundur të dyve. Turi i tyre është që sa herë i jepet mundësia vijojnë e dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë për Kuvendin e Shqipërisë që një “non grata” vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit sa herë i jepet mundësia. Unë mendoj që ka ardhur koha që ne të marrim një vendim, që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme, që vjen bën pis Foltoren dhe kthehet në botën e përtejme të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit.

seance plenare 31 tetor 2022 taulant balla

Sondazh

Poll