Politike

Bylykbashi: Reforma do të shkojë përpara, nëse do të jetë e nevojshme do bëhet me referendum

Gjatë fjalës në Kuvend, Bylykbshki ka theksuar se reforma territoriale do të shkojë përpara dhe do të bëhet nëse jo me konsensus do të bëhet me referendum, ky qytetarët do të vendosin. 

31 Tetor 2022, 20:21 Nga I.A
Bylykbashi: Reforma do të shkojë përpara, nëse do të
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se si reforma territoriale e vitit 2014 si reforma e vitit 2022 është e dështuar. Gjatë fjalës në Kuvend, Bylykbshki ka theksuar se reforma territoriale do të shkojë përpara dhe do të bëhet nëse jo me konsensus do të bëhet me referendum, ky qytetarët do të vendosin. 

"Reforma e vitit 2014 ka dështuar, por edhe reforma e vitit 2022 ka dështuar. Kjo reformë ka prodhuar krizë e për pasojë është dështim. Sot jemi me një pushtet vendor që është krejtësisht i zhbalancuar. Ka bashki të vogla që kanë një raport qesharak dhe bashki të mëdha me dhjetëra mijëra votues. Është një dështim total. Pasoja, pushtet i centralizuar në dorën e kryeministrit. Një bashki nuk mund të miratojë dot një leje ndërtimi me 250 m/katror. Terma si pushtet vendor, autonomi vendore, jurisprudencë kushtetuese janë terma të harruara. Dikur qeveria kërkonte të verifikonte për lejet e paligjshme të Edi Ramës, kryetar bashkie, bëhej nami. Tani ne në këtë proces kemi propozuar një projektligj. Parimet dhe kriteret që kemi përdorur janë të njëjta. Të njëjta parime që udhëzon Këshilli i Europës. Çdo gjë tjetër, 61 juaj nuk ka lidhje me këto parime. Reforma nuk mund të jetë Pazar siç preferoni ta bëni ju. Ne kërkojmë të shërbehet qytetarëve edhe në periferi. Ne jemi të vendosur, do shkojë drejt kthimit të bashkive tek qytetarët jo tek kryeministri. Kjo hartë që ju sot mbaheni me thonj, do të zhbëhet me referendum," tha Bylykbashki.

oerd bylykbashi seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll