Politike

Berisha: Rama është këputur në mes si plak i kalbur, merr njerëz mezor në takime

Ai përmendi edhe njëherë fluturimet e Ramës, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të ndodhë në vendin më të varfër të Evropës. 

31 Tetor 2022, 21:20 Nga F.M
Berisha: Rama është këputur në mes si plak i kalbur, merr
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është i këputur në mes si një plak. I ftuar në 'Now', Berisha tha se qytetarët nuk ekzistojnë për Ramën. Ai përmendi edhe njëherë fluturimet e Ramës, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të ndodhë në vendin më të varfër të Evropës. 

"Në vitin 1991, njerëzit e trembur nuk na votuan ne. Njerëzit duhet të votojnë të lirë. Që tani i merr njerëzit tani me zor në takime. U thotë ngrihu ti fol, po përdor mekanizmin e frikës. Edi Rama është këputur në mes si plak i kalbur. Qytetarët nuk ekzistojnë për të. Nuk mund të udhëtojë kryeministri i vendit më të varfër të Europës 137 fluturime me charter. Kemi të bëjmë me një person i cili nuk njeh ligj, Kushtetutë, kod moral,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll