Politike

"Unë marr votat e elektoratit gri," Bogdani: Sfida në terren është e provuar

Bogdani theksoi se sfida e tij është terreni, ndërsa shtoi se përvoja e fitores së Njësisë nr.10 në vitin 2007 me vota përtej PD-së, i shërben edhe sot procesit në mënyrë që PD të fitojë bashkinë e Tiranës.

31 Tetor 2022, 21:19 Nga I.A
"Unë marr votat e elektoratit gri," Bogdani: Sfida në terren
Gerti Bogdani

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani ka deklaruar se kandidaturën e tij për primaret e Tiranës ka ardhur pas takimeve dhe diskutimeve me qytetarët e Tiranës prej një kohe të gjatë. I ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Bogdani theksoi se sfida e tij është terreni, ndërsa shtoi se përvoja e fitores së Njësisë nr.10 në vitin 2007 me vota përtej PD-së, i shërben edhe sot procesit në mënyrë që PD të fitojë bashkinë e Tiranës.  

"Kam qenë prezent në media, por jo sa një deputet, apo funksionar i zgjedhur. Por argumenti im është se jam me bazën. Në zgjedhjet e fundit të kryesisë, kur PD ishte ende e bashkuar, në fund të korrikut të vitit të kaluar, unë jam votuar me 69.5% të votave të anëtarëve të KK. Të  jesh në media është diçka, dhe të jesh aktiv është diçka tjetër. Kam fituar Njësinë 10 në Tiranë dhe Njësia 10 fitohet me vota përtej Partisë Demokratike. Sfida në terren është e provuar. Çdo ditë kam qenë në fushatë për PD, që nga dita kur kam hyrë në PD me ftesë të Sali Berishës në KOP, e deri sot që po flasim. Pas 25 prillit 2021, PD duhet të fillonte të merrej me zgjedhjet lokale, jemi të vonuar në këtë pjesë.  Nëse ne fitojmë bashkinë e Tiranës ose çdo bashki në vend, hiq Shkodrën, ty të duhen votat e PD, të anëtarësisë, por të duhen edhe votat përtej saj. Pse pjesa gri më preferon mua? Unë prej një viti merrem me këta njerëz, i takoj, diskutoj. Kandidatura ime dje, vjen pas një diskutimi të gjatë dhe të gjerë me këta njerëz. I kam dhënë provat në vitin 2007", tha ai. 

gerti bogdani primaret ne pd

Sondazh

Poll