Politike

Largimi i shqiptarëve, Rama-mediave: Nxjerrin pa pikë turpi lejet e qëndrimit

Rama ka deklaruar se mediat pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit të shqiptarëve në vendet ku ndodhen, ndërkohë që sipas tij për marrjen e lejeve të qëndrimeve duhen vite për tu marrë dhe nuk përkojnë me vitin që ikin ata.

31 Tetor 2022, 19:57 Nga I.A
Largimi i shqiptarëve, Rama-mediave: Nxjerrin pa pikë turpi lejet e
Edi Rama

ERSEKË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj lajmeve të publikuara në lidhje me largimin e qytetarëve nga vendi. Nga Erseka, Rama ka deklaruar se mediat pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit të shqiptarëve në vendet ku ndodhen, ndërkohë që sipas tij për marrjen e lejeve të qëndrimeve duhen vite për tu marrë dhe nuk përkojnë me vitin që ikin ata.    

"Ikën 700 mijë nga 2008-2020 dhe si fakt pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit, ndërkohë që e dimë të gjithë që lejet e qëndrimit në vendet e BE nuk përkojnë me njerëzit e ikur po atë vit nga vendet e tyre. Se për marrjen e lejes së qëndrimit duhen ndonjëherë vite", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll