Politike

Aleancë Berisha&Meta/ Spiropali: Haxhiut iu shtua Qamili, duan të bëjnë bashki fshatrat që i votojnë. E kanë politikën me të blerë e me të shitur

Po ashtu, Spiropali foli dhe për reformën territoriale, për të cilan tha se PD-ja po do që të bëj bashki fshatrat që i votojnë.    

31 Tetor 2022, 20:07 Nga F.M
Aleancë Berisha&Meta/ Spiropali: Haxhiut iu shtua Qamili, duan të
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar marrëveshjen mes Kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të PL-së Ilir Meta. Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali ka ironizuar aleancën e tyre duke e quajtur atë si properëndimore, ndërkohë që ka shtuar se Haxhiut iu shtua dhe Qamili. Po ashtu, Spiropali foli dhe për reformën territoriale, për të cilan tha se PD-ja po do që të bëj bashki fshatrat që i votojnë.    

"Dëgjuat progolun e revolucionit të Haxhiut dhe të Qamilit si aleancën properëndimore. Nuk ka rëndësi nëse ata vishnin poture apo kapele të tjera, në thelb bëjnë të njëjtën gjë, duan të kthejnë orën pas, kohën e tyre kohën që ka vdekur. Nuk më çudit që përdoret foltorja për të nxitur revolucionin e shumë pritur nga masat. E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve, të punëtorëve të persekutuarve, që doli nga xhepi i atij që ishte President përvetësoi revolucionin e një populli. Dashka revolucion Haxhiu bashkë me Qamilin. Me të blerë me të shitur e të korruptuar e kanë politikën këta. Nuk ka asnjë lidhje për dëshirën për progres. S’duan t’ia dinë për raporte, për bashki, për qytetarët. Kanë vetëm një mendësi në mendje, veten. 2 metra katrorë nën këmbët e tyre. Ai është pushteti i tyre. A do i marrin me vete? Askush s’ka marrë me vete asgjë veç nderi e turpit. Kujt i thotë hajn ai që është shpallur hajn ndërkombëtar, çfarë revolucioni do të bëjë ky më 12 nëntor, në emër të kujt do ta përmbysë ky këtë qeverinë që është zgjedhur me votë? Si do e marrin pushtetin? Me këto 33 bashkitë që kanë prezantuar në Reformë? Janë ulur aty dhe kanë thënë që cilat janë këto zona që na votojnë, ja një grumbull fshatrash dhe hajt t’i kthejmë në bashki. Duan t’i përdorin si mish për top. Zona që këta i konsiderojnë bastione elektorale, ecin me mendjen që bastionet funksionojnë edhe në vitin 2023. Çfarë do u thoni shqiptarëve, që këta janë të rinjtë që do udhëheqin, s’e kuptoj s’i dalin kështu, madje edhe pa maska. Se me maskë do ishte më mirë, se jemi dhe Halloëeen. Në diskutimet që kemi bërë për reformën ishin po këto çështje që po diskutojmë edhe sot, mungesa e konsiderueshme e burimeve të të ardhurave, burimeve njerëzore është ajo që i ndau zonat. Ju i sillni si argumente të reja sot, me gjithë respektin për anëtarët e komisionit. Por ekonomia e shkallës prevalon mbi copëzimin, ju doni të shkoni bashki kur në fakt bashkitë e mëdha janë ato që kanë prodhuar më shumë të ardhura dhe kanë më shumë investime. Nuk ka bashki të falimentuara, ka bashki në vështirësi. Pse kur kishin 373 bashki e komuna me në krye lloj lloj kryetarësh, 19% e popullsisë nuk përfaqësohej. Nuk duhet të dëgjojmë kuçedrën e ujit që del këtu dhe merr peng vendin për interesat e tij, ai do të braktiset edhe më tej tani që aleanca e tij nuk është vetëm e Qamilit, por ka shtuar edhe Haxhiun," tha Spiropali

elisa spiroopali seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll