VIDEO/ Berisha-Ballës: Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e tu, vrimë miu të futesh s'do gjesh më 12 nëntor (Deputeti qesh)
Berisha e paralajmëron, Balla qesh.
31 Tetor 2022, 19:37Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se më 12 nëntor, ditën e protestës së Opozitës, do të përballet me gjyqin popullor që do t'i bëhet atë ditë. I pranishëm në Kuvend, Berisha iu drejtua Ballës dhe i tha se atë ditë nuk do ta mbrojnë as aleatët e botës së krimit, duke iu referuar si 'Gentian Sharrat'. Nga ana tjetër, deputeti nisi të qeshë.
Pjesë nga replikat:
Sali Berisha: 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Po, po. Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e veten tënde, vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë, ja këtu po ta them. Vrimë miu nuk do të gjesh.
Taulant Balla: Aty më ke
Sali Berisha: Dil po deshe në ta mbajtë. Edhe ne do të të gjejmë ty, edhe zyrën do të tregojmë.
Taulant Balla: Po po patjetër.
Sali Berisha: Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu një grup superhajnash dhe një turmë që u bën tualet këtyre. Si mund të rrini ju me këta. Apo rrini që të përfitoni dhe ju. Ti biftekun 1 mijë, ai tjetri 500 euro. Kur ulesh aty, bifteku sa një ka. Sigurisht nuk të bën përshtypje ty, nuk ka si të të bëjë përshtypje. Nga i gjete ato para ti?