Politike

Dule: Reforma territoriale do kërkohet nga Brukseli, mentaliteti juaj janë feudet

Po ashtu ai i cilësoi 61 bashkitë si feude, që sipas tij ky është mentaliteti i tyre.

31 Tetor 2022, 19:33 Nga I.A
Dule: Reforma territoriale do kërkohet nga Brukseli, mentaliteti juaj
Vangjel Dule

TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka deklaruar se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar. Gjatë fjalës në Kuvend, Dule tha se vendi është shpopulluar për shkak të mungesës së shërbimeve si dhe mungesës së të ardhurave. Po ashtu ai i cilësoi 61 bashkitë si feude, që sipas tij ky është mentaliteti i tyre. Po ashtu Dule ka shktuar se reforma territoriakle do të nisë sërish, për shkak se do të kërkohet nga Brukseli.  

"Reforma ka dështuar në përfaqësimin e qytetarëve. Vendi është shpopulluar. Mund të ketë bashku me 400 mijë banorë dhe të ketë shërbim cilësor. Mund të ketë bashku me shumë pak banorë dhe ska shërbim. Dëgjoni një rast. Që të marri shërbim banori i Leskovikut sot në Ersekë duket të udhëtojë me kilometra. Keni bërë 61 feude, kjo është mentaliteti juaj, ju nuk mund të funskiononi ndyshe. Le të tregohemi të sinqertë. Ne do ta fillojmë sërish territorialen, sepse do ta kërkojë Brukseli atëhere. Por pse nuk e nisim tani. Ne kemi bërë të pamundurën që zonat me resorse t'i shpopullojmë. Kjo është një lojë që mund të zgjasë për pak, por nuk mund të zgjasë përgjithmonë," tha Dule.

vangjel dule

Sondazh

Poll