Sport

Inter 'mallkohet' nga dëmtimet, jo vetëm Lukaku, Dzeko rrezikon Bayern Munich dhe Juventusin

Jo vetëm dëmtimi i Romelu Lukaku-t shqetëson Interin. Orët e fundit është mësuar se në seancën e fundit stërvitore, Edin Dzeko ka ndjerë një problem fizik dhe është lënë pushim.

31 Tetor 2022, 16:43 Nga DOSJA

Inter 'mallkohet' nga dëmtimet, jo vetëm Lukaku, Dzeko

MILANO- Jo vetëm dëmtimi i Romelu Lukaku-t shqetëson Interin. Orët e fundit është mësuar se në seancën e fundit stërvitore, Edin Dzeko ka ndjerë një problem fizik dhe është lënë pushim.

Sulmuesi boshnjak është në rrezik serioz për ndeshjen e nesërme në 'Allianz Arena' kundër Bayern Munich, një ndeshje absolutisht e parëndësishme për dinamikën e grupit C të Champions League me gjermanët tashmë të sigurt për vendin e parë dhe ekipi zikaltër i dyti.

Një optimizëm i kujdesshëm filtron nëpër Pinetina, sigurisht që situata do të monitorohet vazhdimisht edhe për sa i përket kampionatit me super-ndeshjen kundër Juventusit planifikuar për të dielën e 6 nëntorit në orën 20:45 në Allianz Stadium në Torino.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku dzeko

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2022, 15:03

Presioni shtyn miqësoren Rusi-Bosnjë…

BOSNJE - Federata Boshnjake e Futbollit u tërhoq të hënën, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjes miqësore të planifikuar me Rusin&eu...