Sport

Tenis/ Vajza po stërvitej, babai i saj trajner e sulmon keq; shkelma dhe kapje nga flokët

Një episod i ri dhune ka përfshirë botën e sportit. Igor Juric, aktivist kundër abuzimit të fëmijëve - xhiroi një video duke denoncuar dhunën e ushtruar ndaj një tenisteje të re kineze

31 Tetor 2022, 12:39 Nga DOSJA

Tenis/ Vajza po stërvitej, babai i saj trajner e sulmon keq; shkelma dhe

SERBI- Një episod i ri dhune ka përfshirë botën e sportit. Igor Juric, aktivist kundër abuzimit të fëmijëve - xhiroi një video duke denoncuar dhunën e ushtruar ndaj një tenisteje të re kineze, e cila u sulmua dhe u rrah nga babai i saj  trajner gjatë një seance stërvitore.

Episodi ka ndodhur pak ditë më parë brenda një qendre sportive në Beograd ku sportistja ishte e angazhuar në një seancë pune me prindin e saj. Në pamjet shihet një person – i identifikuar më vonë si babai – i cili godet tenisisten me shkelma dhe më pas e kap nga flokët duke e hedhur në tokë dhe duke vazhduar ta godasë në mënyrë agresive dhe të pakuptimtë. Igor Juric pretendoi se ai kishte identifikuar personin duke raportuar agresorin. Prokurororia e Beogradit ka lëshuar një urdhër arresti ndaj babait të vajzës.

E.Ç (Dosja.al)

tenis kine dhune ne tenis beograd

Sondazh

Poll