Sport

Champions League/ Lewandowski pushon ndaj Plzen, mungon edhe Koundé te Barça…

Tashmë e garantuar për të kaluar në “play-off”-in e Europa League, FC Barcelona do të udhëtojë në Plzen të martën për ndeshjen e fundit të Champions League pa disa lojtarë të rëndësishëm

31 Tetor 2022, 15:46 Nga DOSJA

Champions League/ Lewandowski pushon ndaj Plzen, mungon edhe Koundé te

SPANJE - FC Barcelona udhëton drejt Plzenit të martën (21:00) për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League pa detyrime sportive. Prandaj, Xavi ka zgjedhur të mos thërrasë sulmuesin e tij polak Robert Lewandowski, autor i pesë nga tetë golat e ‘blaugranës’ në këtë kompeticion.

I liruar me një dëmtim gjatë fitores së Barcelonës në Valencia të shtunën në La Liga (1-0), gjithashtu edhe Jules Koundé do të mungojë në grupin e Barcelonës, ashtu si edhe Eric Garcia, i goditur në ijë. Sergio Busquets është pezulluar. 

Para këtij takimi, FC Barcelona tashmë është e garantuar të përfundojë në vendin e 3-të në grupin e saj dhe për rrjedhojë të bashkohet në “play-off” të Europa League në shkurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2022, 15:03

Presioni shtyn miqësoren Rusi-Bosnjë…

BOSNJE - Federata Boshnjake e Futbollit u tërhoq të hënën, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjes miqësore të planifikuar me Rusin&eu...