Sport

Një tjetër yll kampion jashtë Botërorit?...

Pas një periudhe të gjatë riaftësimi, mesfushori francez Paul Pogba dëmtohet sërish

31 Tetor 2022, 12:37 Nga DOSJA

Një tjetër yll kampion jashtë Botërorit?...

ITALI - Nuk përfundojnë makthet për Paul Pogba. Mesfushori francez i Juventusit pësoi një tjetër dëmtim muskular dhe rrezikon të kthehet në fushat e lojës vetëm në vitin 2023, që do të thotë se ai mund të humbasë edhe Botërorin e Katarit.

Pogba bëri me dije një tjetër shqetësim në kofshën e djathtë, e njëjta këmbë, gjurin e së cilës e operoi përpara dy muajsh. Futbollisti do t'iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore që do të hedhin dritë mbi dëmtimin e tij. Frika është për një tërheqje të lehtë muskulare që do të zgjasë kohën e riaftësimit të tij me 2 javë, megjithatë Botërori po afron dhe atij i mungojnë shumë minuta nën këmbë gjatë kësaj periudhe.

Ky dëmtim është edhe një goditje psikologjike për mesfushorin Pogba, që në ditët e fundit i ishte bashkuar skuadrës në stërvitje, duke iu afruar gjithnjë e më shumë kthimit në fushën e lojës që do t'i jepte mundësinë edhe të luante në Kupën e Botës, pasi kjo ishte edhe arsyeja që e bëri atë të zgjedhë terapinë konservative për dëmtimin e meniskut të gjurit përpara se të dorëzohej dhe të vendoste të operohej.

Në këtë sezon Pogba nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare me Juventusin që nga rikthimi i tij nga Manchester United dhe tani ky dëmtim i radhës po i vë në rrezik edhe Botërorin e këtij viti me Francën.

Një tjetër yll kampion jashtë Botërorit?...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll