Sport

Totti nuk i ndal bëmat, influencuesja hedh ‘shashkën’ për mediat rozë: “Më ka telefonuar, do kishim një fëmijë…”

“Francesco Totti më telefonoi”. Një 'bombë' fjalia e shqiptuar nga Antonella Fiordelisi në edicionin Big Brother Vip 7

31 Tetor 2022, 12:39 Nga DOSJA

Totti nuk i ndal bëmat, influencuesja hedh ‘shashkën’

ITALI- “Francesco Totti më telefonoi”. Një 'bombë' fjalia e shqiptuar nga Antonella Fiordelisi në edicionin Big Brother Vip 7 në një moment komunikimi me konkurentët e tjerë si  Edoardo Donnamaria dhe Giaele De Donà. Jo vetëm kaq, influencuesja shpjegoi se mund të kishin një fëmijë dhe ta quanin Francesco, emri i ish-kapitenit të Romës.

Konkurentja duket se e kuptoi ‘gafën’ dhe më pas u përpoq të mbyllte bisedën me një "jo nuk është vërtetë". Por guri tani është hedhur dhe ka ndezur reagimin e njerëzve në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

totti roma antonella fiordelisi

Sondazh

Poll