Sport

Presioni shtyn miqësoren Rusi-Bosnjë…

E kritikuar për një ndeshjeje miqësore në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, Federata Boshnjake e Futbollit njoftoi të hënën shtyrjen e takimit të planifikuar për 19 nëntor.

31 Tetor 2022, 15:03 Nga DOSJA

Presioni shtyn miqësoren Rusi-Bosnjë…

BOSNJE - Federata Boshnjake e Futbollit u tërhoq të hënën, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjes miqësore të planifikuar me Rusinë në Shën Petersburg, më 19 nëntor. 

Ajo kishte qenë objektiv i shumë kritikave, veçanërisht nga lojtarët e saj yje, si Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Takimi që do të mbahej një ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor) në të cilin Bosnja nuk arriti të kualifikohej dhe Rusia nuk u lejua të merrte pjesë nga FIFA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll