Sport

Carvajal dhe Asensio nuk e vënë re kamerën, dy lojtarët e Real Madrid i bërtasin arbitrit pas barazimit (video)

Polemika në Spanjë. Real Madrid barazoi 1-1 në Bernabéu kundër Girona-s, një rezultat që mban ekipin e Ancelottit në vendin e parë, por ndjen rrezikun e Barcelonës që tashmë është vetëm 1 pikë larg.

31 Tetor 2022, 16:33 Nga DOSJA

Carvajal dhe Asensio nuk e vënë re kamerën, dy lojtarët e

SPANJË- Polemika në Spanjë. Real Madrid barazoi 1-1 në Bernabéu kundër Girona-s, një rezultat që mban ekipin e Ancelottit në vendin e parë, por ndjen rrezikun e Barcelonës që tashmë është vetëm 1 pikë larg.

Megjithatë, në Madrid besojnë se nuk është gabimi i lojtarëve, por performanca e arbitrit Melero Lopez. Futbollistët e Real Madrid rrethuan kryesorin në fund të ndeshjes, duke treguar indinjatën e tyre për atë që ndodhi në fushë.

Janë dy episode të kontestuara nga Real Madrid. Goditja e penalltisë akorduar nga Girona në minutën e 79' dhe goli i Rodrygo, i anuluar në minutën e 90' ​​për pozicion jashtë loje që do të nënkuptonte fitoren e Real Madrid. Movistar Plus, televizioni spanjoll, megjithatë, kapi disa imazhe me Daniel Carvajal, veçanërisht kritik ndaj arbitrit.

“Mendoj se është e pamundur ta interpretosh lojën në një mënyrë më të keqe se kjo, e pamundur”, ka thënë me bindje lojtari, duke iu drejtuar direkt Meleros. Asensio kritikoi edhe paraqitjen e arbitrit, duke u ndalur mbi të gjitha tek episodi i penalltisë së dhënë për Girona-n: “Më thuaj ku ta vendos dorën”, këmbënguli 26-vjeçari.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid asensio

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2022, 15:03

Presioni shtyn miqësoren Rusi-Bosnjë…

BOSNJE - Federata Boshnjake e Futbollit u tërhoq të hënën, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjes miqësore të planifikuar me Rusin&eu...