Sport

VIDEO/ Carragher përfiton nga rasti dhe bën ‘humor’ me Neville: "Mirë se erdhe në klubin e atyre që janë injoruar nga Ronaldo"

Ajo që i ndodhi Gerry Nevillit i kishte ndodhur më parë Jamie Carragher në gusht dhe ish-mbrojtësi i Liverpoolit, gjithashtu një komentues sportiv, bëri shaka për situatën në rrjetet sociale.

31 Tetor 2022, 14:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Carragher përfiton nga rasti dhe bën ‘humor’ me

ANGLI - Gary Neville, ish-lavdia e Manchester United dhe aktualisht komentator sportiv për ‘Sky Sports’, u injorua nga Cristiano Ronaldo këtë të dielë, kur sulmuesi shkoi për t'u ngrohur në fushën e ‘Old Trafford’ para ndeshjes ndaj West Ham.

Zakonisht, portugezi i përshëndet komentuesit e pranishëm, por këtë herë nuk e bëri një gjë të tillë me ish-bashkëlojtarin e tij te “Djajtë e Kuq”, gjë që nuk ndodhi me Louis Saha dhe Jamie Redknapp.

Ajo që i ndodhi Nevillit i kishte ndodhur më parë Jamie Carragher në gusht dhe ish-mbrojtësi i Liverpoolit, gjithashtu një komentues sportiv, bëri shaka për situatën në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe në klubin e atyre që janë injoruar nga Ronaldo”,- ka shkruar Carragher në Twitter. "Dhe ne jemi jashtë listës së dhuratave të Krishtlindjeve gjithashtu...,"- u përgjigj Neville.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll