Sport

VIDEO/ Ekstravaganca e Ibrës: "Liga 1 ka Mbappé, Neymar dhe Messi, por nuk ka Zot"

“Që kur u largova nga Franca, gjithçka është në rënie, ata nuk kanë asgjë për të folur. Franca ka nevojë për mua, por unë nuk kam nevojë për Francën”

31 Tetor 2022, 12:45 Nga DOSJA

VIDEO/ Ekstravaganca e Ibrës: "Liga 1 ka Mbappé, Neymar dhe

FRANCE - Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervistë për ‘Canal + Foot’ dhe është rikthyer të jetë njësoj si ai. Në një video të shkurtër, të publikuar nga kanali francez në rrjetet sociale, sulmuesi 41-vjeçar suedez tha se liga franceze nuk ka qenë kurrë e njëjtë që nga largimi i tij nga Paris Saint-Germain.

“Që kur u largova nga Franca, gjithçka është në rënie, ata nuk kanë asgjë për të folur.  Franca ka nevojë për mua, por unë nuk kam nevojë për Francën. Edhe sikur të kenë Mbappe, Neymar dhe Messi, nuk mjafton, se nuk kanë Zot”,- ka komentuar ai me buzëqeshje në buzë.

Ibrahimovic përfaqësoi Paris Saint-Germain për katër sezone, midis 2012 dhe 2016. Në 180 ndeshje me stemën franceze, suedezi shënoi 156 gola dhe dha 54 asistime. Aktualisht, 41-vjeçari Ibrahimovic ndodhet në Milano, duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll