Politike

'E morët vesh që kam një taksi që fluturon'/ Akuzat e Berishës, Rama: Do ta dëgjoni çdo ditë nga hienat

Rama tha se akuzat e ngritura nga Berisha, të cilin e etiketoi si 'hiena' do të dëgjohen çdo ditë.

28 Tetor 2022, 13:14 Nga A.B
'E morët vesh që kam një taksi që fluturon'/
Edi Rama

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës për fluturimet me charter. Rama tha se akuzat e ngritura nga Berisha, të cilin e etiketoi si 'hiena' do të dëgjohen çdo ditë.

'Ashtu si kundër lajm nuk bën më miniera sot se kushtet janë shumë të mira e pagat janë të larta. Unë kam një taksi që fluturon, u tha mbrëmë besoj e keni dëgjuar, e që ju kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoni përditë nga hienat që kanë përditë këtë punë, se si të shfrytëzojnë këtë periudhë të vështirë, se ne jemi pjesë e Europës dhe është e prekur nga lufta. '- u shpreh Rama.

Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.

edi rama rama ne bulqize

Sondazh

Poll