Politike

Marrëveshja me PL/ Berisha: Historike, jep fund monizmit, do nxjerrim nga bashkia njeriun që mbushi me 'kancer' Tiranën

Këtë të fundit, Berisha e konsideroi si njëriun që ka kancerizuar Tiranën. 

28 Tetor 2022, 12:44 Nga F.M
Marrëveshja me PL/ Berisha: Historike, jep fund monizmit, do nxjerrim nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar historike marrëveshjen me Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se kjo është një marrëveshje që do t'i japë fund monizmit dhe që do heqë nga Bashkia e Tiranës, Erion Veliajn. Këtë të fundit, Berisha e konsideroi si njëriun që ka kancerizuar Tiranën. 

"Marrëveshja e djeshme është historike. Është marrëveshja që do i japë fund monizmit, është marrëveshja që do nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, njeriu që e shndërroi Tiranën në qytetin me ajrin më të pistë në 10 vendet e fundit në botë. Ajri i ndotur do të thotë kancer, ajër kancerogjen. Që krijoi në Tiranë me kullat e tij, zonat me dendësinë më maksimale të popullatës, që nuk i gjen në asnjë vend të Europës. Që mashtron në çdo hap qytetarët shqiptarë. Që i vodhi në mënyrë monstruoze. E shndërroi fushën e Sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën. Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PD dhe PL,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Më herët, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022 me një protestë kombëtare. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

sali berisha

Sondazh

Poll