Politike

Berisha: Komision Hetimor për fluturimet e Ramës, e kemi gati kërkesën, nuk fshihen vjedhjet pas mjekrës së 'Ismailit'

Shumë shpejt, sipas Berishës, kërkesa do të dorëzohet në Kuvend. 

28 Tetor 2022, 12:55 Nga F.M
Berisha: Komision Hetimor për fluturimet e Ramës, e kemi gati
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se se Partia Demokratike ka bërë gati kërkesën për të ngritur një Komision Hetimor në lidhje me skandalin e publikimit të fluturimeve me 'charter' të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë me gaztearët, Berisha tha se do të bëhet hetimi i këtyre fluturimeve që kanë kushtuar 19 milion euro. Shumë shpejt, sipas Berishës, kërkesa do të dorëzohet në Kuvend. 

"Me sa di unë është shpallur sot kërkesa për një komision hetimor, edhe për offshore Air Albania që prej tre vitesh nuk dorëzon asnjë bilanc dhe për fluturimet me Ismailin. Ia ka vënë emrin Ismail sepse mendon se mund të fshehë pas mjekrës së Qemalit vjedhjet. Siç mori dhe emrin e Rilindjes dhe përdhosi. Do të bëhet, po vij këtu nga një mbledhje e zgjatur,"- tha Berisha. 

Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.

sali berisha fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll