Politike

Trazira më 12 nëntor? Berisha: Revoltë e zemërim, shkallë e papërmbajtshme

Ai u shpreh se skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë e çojnë zemëratën e qytetarëve në një shkallë të papërmbajtshme

28 Tetor 2022, 12:51 Nga F.M
Trazira më 12 nëntor? Berisha: Revoltë e zemërim,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se 12 nëntori, protesta kombëtare e paralajmëruar nga Opozita do të sjellë të papritura. Në një konferencë me gazetarët, Berisha paralajmëroi trazira, kur tha se qytetarët janë rezultuar. Ai u shpreh se skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë e çojnë zemëratën e qytetarëve në një shkallë të papërmbajtshme

"Se çfarë do të ndodhë në protestën e 12 nëntorit, e dinë qytetarët. Qytetarët e revoltuar dhe zemëruar. Jam i bindur se temperaturën e zemërimit këto zbulime të reja e çojnë në shkallë të papërmbajtshme. Ju e shihni rrokullimën e madhe. Ju e patë që Shqipëria ka zbritur nën Vietnamin për shtetin ligjor,"- tha Berisha. 

Më herëtKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022 me një protestë kombëtare. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll