Politike

Berisha ngre dyshime: Kush i nxorri fluturimet e Ramës? Veliaj apo Homeland Justice?

Berisha tha se ky është një superskandal që tregon abuzimin e më të madh të një qeveritari në vend.

28 Tetor 2022, 12:19 Nga F.M
Berisha ngre dyshime: Kush i nxorri fluturimet e Ramës? Veliaj apo Homeland
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha la të kuptohet se pas publikimit të të dhënave të kryeministrit Edi Rama nga 'Homeland Justice', qëndron kryebashkiaku Erion Veliaj. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ky është një superskandal që tregon abuzimin e më të madh të një qeveritari në vend.

"Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i. Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë. Nuk ka skandal më të madh. Ky superskandal tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu. Kur pashë këtë listë, m’u rikujtua parlamenti i vitit 1991. Në atë parlament, një deputet i PPSH u shpreh: kam qenë i verbuar nga këta njerëz. Nuk kam besuar kurrë se familja Hoxha mund të kishte një dynym qilima, që familja tjetër mund të kishte pishinë. Por u garantoj se ata së bashku, nuk bënin më shumë se 7-8 milionë. Kurse ky vetëm udhëtime ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro, sipas të dhënave të fundit të fluturimeve. Qytetarët do flasin, ndaj e ftoj të japë dorëheqje dhe të mos presë protestën,"- tha Berisha. 

Deklarata e Berishës për udhëtimet vjen një ditë pasi u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. 

sali berisha fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll