Politike

"6-8 vetë në qeli për 1 gr kokainë", deputeti Dash Sula i kërkon ndryshimin e ligjit, Manja: Nuk ka mbipopullim!

Sula pyeti ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se çfarë është bërë me ushqimin dhe mbipopullimin e qelive që Manja e mohoi të jetë fenomen. 

28 Tetor 2022, 12:15 Nga f.g
"6-8 vetë në qeli për 1 gr kokainë", deputeti Dash
Ulsi Manja

TIRANE- Deputeti i opozitës Dash Sula propozoi ndryshimin e ligjit për dënimin me burg të të rinjve që kapen me sasi të vogla të kanabisit ose kokainës. Gjatë diskutimeve për buxhetin 2023 në Komisionin e Ligjeve, Sula pyeti ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se çfarë është bërë me ushqimin dhe mbipopullimin e qelive që Manja e mohoi të jetë fenomen. 

Debati në Komision:

Dash Sula: Mendoj që nuk është rruga e zgjidhjes me amnisti që bëhet njëherë. Na duhet një ndërhyrje direkte në Kodin Penal. është shqetësim qytetar. Një qytetar që kapet për herë të parë me 1 gram kokainë ose hashash merr dënim me burg. është momenti që të jemi të kujdesshëm. Nëse një 18-vjeçar nis karrierën që në këtë moshë bëhet problem për shoqërinë. Kemi burgje me 6-8 persona një një dhomë burgu, në Peqin psh. c’a do bëhet në këtë drejtim? Sa masa ka marrë ministria e Drejtësisë për të përmirësuar situatën në vendet e vuajtjes së dënimit, familjarët shkojnë ende me çanta me ushqime.

Ulsi Manja: Amnistia nuk mund të jetë zgjidhje, jam dakord me ju. Kemi ngrtitur një gruip pune dhe shpresojmë të kemi kodin e ri penal, ku do refektohen prioblematikmkat e vërejturea. Amnisttia është akt human.  Nuk kemi mbipopullim të burgjeve, jemi brenda kapacitetit. Institucioni i vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë, të shërbëje për gjykatën e apelit në tiranë.  Në 80 % të burgjeve kemi mbyllur dyqanet, kemi kaluar në shërbimin online. Marrin shërbim si cdo qytetar tjetër.

Kemi mungesë në policinë e burgjeve, është fakt. Kemi depozituar projektligjin, pengesë ishte vendosur kriteri i moshës, u ka mohuar të drejtën  një kategorie të gjere njerëzish. Duke e hequr do e zgjidhim. Edhe trajtimi financiar ka qenë problem. Nga 1 shtatori policët e burgjeve trajtohen njësoj si ata të policisë së shtetit./Dosja.al

komisioni i ligjeve dash sula ulsi manja

Sondazh

Poll