Politike

Berisha: Veliaj, politikani i vetëm me lidhje iraniane, shkonte në Teheran që kur unë isha kryeministër

Lidhjet konkrete me Teheranin, Berisha tha se nuk dinte t'i shpejgonte. 

28 Tetor 2022, 12:24 Nga F.M
Berisha: Veliaj, politikani i vetëm me lidhje iraniane, shkonte në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se politikani i vetëm me lidhje iraniane në Shqipëri është kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se Veliaj ka udhëtuar drej Teheranit që në kohën që ai ka qenë kryeministër. Lidhjet konkrete me Teheranin, Berisha tha se nuk dinte t'i shpjegonte. 

"Politikani i vetëm me lidhje iraniane në Shqipëri është Erion Veliaj, Ju nuk e mbajtët shënim kur unë fola për udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran. I ka bërë që në kohën që unë kam qenë kryeministër. Cila ishte lidhja? Nuk ka arritur ta zbuloj. Di që ka bërë dhe Rama një udhëtim, por ka qenë në kuadrin e një organizate ndërkombëtare, se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi apo lidhje të tjera, unë nuk e di. Di që ai udhëtonte dhe ishte politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane. Unë citova Veliaj se gazetarët janë të vetmit për të gatuar në kuzhinën e gossipit. Që mbrëmë filloi të thuhej që ia ka bërë Erion Veliaj. Të udhëtosh në këtë mënyrë më charter, do të thotë të kesh humbur çdo njesi përgjejgësi dhe njerëzie,"- tha Berisha. 

Deklarata e Berishës vjen një ditë pasi u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime. Ai shtoi se dosjen në fakt ia ka publikuar Veliaj. 

sali berisha erion veliaj fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll