Politike

Fluturimet e Ramës/ Berisha: Në kohën time s'udhëtoja kurrë me 'charter', nisesha natën se ishte më lehtë

Ai madje shtoi se ka pasur shumë raste që nisej natën, për të pasur lehtësira financiare në udhëtime. 

28 Tetor 2022, 12:46 Nga F.M
Fluturimet e Ramës/ Berisha: Në kohën time s'udhëtoja
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ai vetë si kryeministër nuk ka bërë kurrë një udhëtim me charter privat. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se asnjëherë nuk ka bërë udhëtime me avion të klasit të parë apo biznes-klas, por gjithmonë ka preferuar linjat tregtare. Ai madje shtoi se ka pasur shumë raste që nisej natën, për të pasur lehtësira financiare në udhëtime. 

"Kishte një buxhet të caktuar në kohën time. Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare. Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare, asnjë me klas të parë apo biznes-klas. Mund të jenë marrë 3-4 herë çarter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca, ku bileta e kryeministrit shkonte në 2 mijë euro apo 1500 euro. Asnjëherë çarteri nuk ka qenë bosh. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurrën e kurrës vetëm delegacioni apo kryeministri. Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter. Nisesha në 12, në 2 apo 3 të natës, kishte lehtësira ky orar,"- tha Berisha.

Deklarata e Berishës për udhëtimet vjen një ditë pasi u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. 

sali berisha edi rama fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll