Politike

Berisha: Rama të japë dorëheqjen, pa ardhur protesta e 12 nëntorit

Ai shtoi se Rama nuk do të donte ta shihte zemëratën e tyre më 12 nëntor.

28 Tetor 2022, 12:29 Nga F.M
Berisha: Rama të japë dorëheqjen, pa ardhur protesta e 12
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen para se të vijë protesta e 12 nëntorit, e lajmëruar më herët nga Opozita. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se qytetarët janë të zemëruar. Ai shtoi se Rama nuk do të donte ta shihte zemëratën e tyre më 12 nëntor.

"Avion në dispozicion kanë emirë dhe sheikë, por zor të gjendet një prej tyre që ka fluturuar 137 herë me avion në dispozicion. Askush. Këtu është përdorur avioni për vikende, për qoka. Këtu është përdorur avioni në mënyrën më abuzive. Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të mos presë ta heqin qytetarët e zemëruar shqiptarë,"- tha Berisha.

Më herët, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022 me një protestë kombëtare. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll