Politike

Ftesë për Alibeajn/ Berisha: Çdo deputet dhe anëtar i PD të jetë në protestën e 12 nëntorit, detyrim moral

Berisha shtoi se kjo është detyra morale e çdo deputeti. 

28 Tetor 2022, 12:43 Nga F.M
Ftesë për Alibeajn/ Berisha: Çdo deputet dhe anëtar i PD
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se çdo deputet i Opozitës është i detyruar moralisht që të marrë pjesë në protestën kombëtare të Opozitës që do të mbahet më 12 nëntor. Në një konferencë me gazetarët, Berisha u pyetur për grupin e PD-së që mbështet Enkelejd Alibeajn dhe tha se mbrëmjen e 12 nëntorit të gjithë duhet të jenë në shesh. Berisha shtoi se kjo është detyra morale e çdo deputeti. 

"Çdo deputet, çdo anëtar dhe simpatizant i PD, është i ftuar- dhe në vlerësimin tim- i detyruar të marrë pjesë në protestën antiqeveritare, antiregjim absolutar të datës 12 nëntor. I detyruar moralisht. Ju e shihni rrokullimën e madhe, ju e patë se Shqipëria ka zbritur poshtë Vietnamit sa i përket shtetit ligjor. Vietnami është një shtet që drejtohet nga një parti komuniste, e megjithatë shteti ligjor është më i respektueshëm se në Shqipëri. Çka do të thotë se Vietnami ka një drejtësi më funksionale se drejtësia e kapur nga politika dhe korrupsioni në Shqipëri. Si Vietnami dhe Shqipëria janë vende monopartiake, por i vetmi shkak pse Vietnami është para nesh, se Vietnami nuk pretendon që partia komuniste nuk kontrollon drejtësinë, por Edi Rama ushtron një kontroll të pamëshirshëm mbi drejtësinë. Ju e patë, Eurobarometri i fundit, qytetarët shqiptarë hidhnin në kosh, reformën sorosiane, e cila shndërroi drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Më herët, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022 me një protestë kombëtare. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll