Politike

Berisha: Rama 137 udhëtme me avion taksi. Ka udhëtuar me avion privat më shumë se presidenti amerikan

Berisha tha se Bush, ndryshe nga Rama, ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës.

28 Tetor 2022, 12:19 Nga F.M
Berisha: Rama 137 udhëtme me avion taksi. Ka udhëtuar me avion privat
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush dhe tha se ky i fundit ka kryer gjysmën e fluturimeve që ka bërë numri një i qeverisë shqiptare. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Bush, ndryshe nga Rama, ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës.

"Më lejoni t’ju informoj statistikën e fundit, që tejkalon çdo imagjinatë. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës. Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për vikende, për udhëtime boshe, etj. Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me çartë, por me linjë tregtare. Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare,"- tha Berisha. 

Deklarata e Berishës për udhëtimet vjen një ditë pasi u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. 

sali berisha fluturimet e rames me charter george bush

Sondazh

Poll