Politike

Berisha:Vendi po zien! 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen, Çuçi i mban sekret

Ai përmendi efektivët dhe shtoi se rroga e tyre mizerabël i bën që të japin dorëheqjen nga puna. 

28 Tetor 2022, 12:13 Nga F.M
Berisha:Vendi po zien! 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se 2500 efektivë policie kanë paraqitur dorëheqjen dhe kanë kërkuar që të largohen nga detyra. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Shqipëria po zien nga revoltat. Ai përmendi efektivët dhe shtoi se rroga e tyre mizerabël i bën që të japin dorëheqjen nga puna. 

"Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës. Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohta e mjerimit sepse nuk siguron kafshatën dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij. Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit. Mijëra policë e ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen, 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Cuci i familjes fsheh realitetin,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha

Sondazh

Poll