Politike

LIGJET/ Çupi: Talleni me ish-të përndjekurit e ish-pronarët. Manja: Paratë i jep Ministria e Financave, jo ne

Komisioni diskutoi buxhetin për vitin 2023

28 Tetor 2022, 12:01 Nga F.M
LIGJET/ Çupi: Talleni me ish-të përndjekurit e
Dhurata Çupi

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi debatoi me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në lidhje me dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit politikë. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2023 për Ministrinë e Drejtësisë, Çupi tha se fondi është tallje ndërsa Manja tha se nuk varet nga dikasteri i tij pagesa për këtë kategori.

Debati në Komision: 

Dhurata Çupi: Fondet për të përndjekurit dhe ish-pronarët. Vjet kishte 1 miliardë lekë dhe çështje të ezaurimit të të përndjekurve nuk është thjesht miratimi i një mase. Që është shumë e vogël. Ajo që është problem është jo vetëm masa e vogël, por që nuk plotësojnë dot dokumentacionin. Dhe nëse ne miratojmë fondet dhe ata nuk plotësojnë dot dokumentacionin, i bie që nuk jemi seriozë. Nuk mund ta penalizojmë këtë shtresë për të marrë atë që ju takon. Paska shumë burokraci gjatë rrugës për plotësimin e dokumentacioneve. Ju thoni që keni gjithmonë 5 miliardë lekë për ish-pronarët por ata s’marrin asnjë lekë. I bie që ata s’kanë marrë asnjë lekë. Kur s’i marrin për çfarë i përmendni për tu tallur me ta? Kemi raporte të organizatave ndërkombëtare që monitorojnë çdo abuzim të mundshëm, por nuk kemi parë raport për luftën e jashtëzakonshme ndaj korrupsionit nga SPAK që thoni ju. Ata buxhetin e harxhojnë me paga dhe për të rritur numrin e punonjësve.

Ulsi Manja: Kjo është një seancë për buxhetin dhe ka diskutime. Ndahen paratë dhe ka debate, është normale. Lishur me ish-të përndjekurit, këto ditë ka mbërritur një informacion lidhur me trajtimin e ish-të përndjekur nga Greta Bardeli. Është një process që ndërvaret nga MD e MF. MD trajton të gjitha kërkesat e ish-tëpërnfdjekurve dhe familjarët e tyre. MF më pas ka në dorë fodnin. MF mund ta japë informacionin më të detajuar në lidhje me këtë gjë. Ne kemi gjetur një numër të madh kërkesash të patrajtuara ose në process trajtimit. Kemi ngritur një grup të posaçëm në MD që u ka dhënë rrugë të gjitha kërkesave. Në mbledhjen e ditës së mërkurë, kaluam 54 subjekte. Ngelen 3600 kërkesa, apo 3700 që nuk mund t’i trajtojmë sepse janë dorëzuar jashtë afatit të trajtuar në ligj. Në një nga shkaqet ka të bëjë edhe me mbledhjen e dokumentacionit, ka pasur shumë raste që nuk kanë gjetur dokumentacione, një nga rastet tipike ka qenë Tepelena. Ne po bëjmë një fazë studimi dhe analize, do nxjerrim një analizë financiare. Mbetemi të hapur. /Dosja.al

dhurata Çupi ulsi manja komisioni i ligjeve 28 tetor 2022

Sondazh

Poll