Aktualitet

Divorci i prindërve ‘ngujoi’ 6 fëmijë në shtëpitë e baballarëve në Fier, pas disa orësh rikthehen tek nënat

Gjykata u ka dhënë kujdestarinë nënave pas divorcit mirëpo fëmijët refuzuan që të shkonin te banesa e caktuar.

27 Tetor 2022, 11:16 Nga A.B
Divorci i prindërve ‘ngujoi’ 6 fëmijë në
Fier

FIER- Gjashtë fëmijë të dy familjeve në Levan të Fier u ngujuan ditën e sotme në banesën e baballarëve (dy vëllëzër). Ata nuk pranuan që të shkonin në banesat e nënave edhe pse Gjykata, me vendimin e marrë pas divorcit të dy çifteve, vendosi që fëmijët të qëndrojnë me nënat. 

Ilir dhe Lefter Hilaj janë dy baballarët, fëmijët e të cilëve u ngujuan në banesë. Iliri është arrestuar ndërsa Lefter Hilaj është në kërkim nga policia.

E gjithë situata u bë dramatike pasi fëmijët e moshave nga 8 deri në 18-vjeç, nuk pranonin që të dilnin nga banesa. U desh ndërhyrja e policisë dhe shërbimeve sociale, që fëmiijët të dilnin nga banesa dhe të shkonin tek nënat e tyre.

Dosja.al mësoi se fëmijët prej 1 muaji nuk kishin shkuar as në shkollë. Halla e tyre deklaroi për mediat se fëmijët nuk dëgjojnë e se nuk duan që të largohen nga banesa e babait.

“Bënë çfarë ishte e mundur të gjithë psikologët dhe nënat, por nuk dëgjonin. Mesa kam parë unë, marrëdhëniet e fëmijëve me nënat e tyre ishin shumë të mira. Unë habitem si ikën. Fëmijët qanin, qëllonin policët u thonin kriminelë me uniformë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë me nënat e tyre, pasi kanë arsyet e tyre. Jam habitur kur kam dëgjuar çfarë kanë thënë fëmijët. Fëmijët kishin një muaj që nuk shkonin në shkollë. Edhe vëllezërve u thoja pse e bëjnë kaq të madhe. U thoja të keqen halla, e keni gabim, e keni nënë. Dje në drekë ngeli tavolina shtruar se po hanin bukë fëmijët. U traumatizuan.”– u shpreh halla e fëmijëve të ngujuar.

ngujohen ne banese 6 femije ne fier fier ilir hilaj lefter hilaj

Sondazh

Poll