Aktualitet

Policia greke aksion anti-drogë, shkon në 11 numri i të arrestuarve, mes tyre dhe shqiptarë

Gjithçka nisi nga një informacion i siguruar në rrugë operative nga Policia. Autoritetet njoftojnë se operacioni vijon ende pasi dyshohet se në këtë tregti të jashtëligjshme janë të përfshirë dhe persona të tjerë. 

27 Tetor 2022, 10:10 Nga e.k
Policia greke aksion anti-drogë, shkon në 11 numri i të
Droga e mbjellë

GREQI- Policia greke ka vijuar hetimet në lidhje me plantacionin me kanabis të gjetur në Ilia, pranë lumit Ladonas ditwn e djeshme. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në 11 persona. Operacioni anti-drogë nisi ditën e hënë ku u zbuluan 500 fidanë dhe 200 kg kanabis i papërpunuar. Mediat greke shkruajnë se ditën e djeshme janë vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë mes tyre dy shqiptarë. 

Gjithçka nisi nga një informacion i siguruar në rrugë operative nga Policia. Autoritetet njoftojnë se operacioni vijon ende pasi dyshohet se në këtë tregti të jashtëligjshme janë të përfshirë dhe persona të tjerë. 

Autoritetet greke prej kohësh tashmë kanë ngritur alarmin se mafia shqiptare ka "pushtuar" malet greke me kanabis. Rasti më i fundit ishte "pushtimi" i 40 hektarëve në malin e Olimpit ku shqiptarët ishin kokat e trafikut të drogës. Policia greke ka nxjerrë në qarkullim helikopterët e ushtrisë për të bërë një monitorim nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.

greqi policia greke

Sondazh

Poll