Aktualitet

A do ti bashkohet sindikata protestës së opozitës? Kovaçi: Ata kanë axhendën e tyre, ne tonën

Sipas tij, lëvizja e pedagogëve është një lëvizje universitare që nuk ka lidhje me axhendën e opozitës. 

27 Tetor 2022, 11:00 Nga e.k;f.g
A do ti bashkohet sindikata protestës së opozitës? Kovaçi:
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi duke iu përgjigjur interesit të mediave nëse ata do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita më datë 12 nëntor tha se çdo pedagogët ashtu si çdo qytetar i lirë ka të drejtë të marrë pjesë në çdo protestë. Por sipas tij, lëvizja e pedagogëve është një lëvizje universitare që nuk ka lidhje me axhendën e opozitës. 

 Pyetje: A do i bashkoheni protestave të opozitës apo do vazhdoni me bojkotin?

Sandër KovaçiKjo është një lëvizje universitare lëvizjet e opozitës janë lëvizje të opozitës, ata kanë agjendën e tyre ne kemi agjendën tonë jashtë tyre. Çdo anëtar i joni ka të drejtë të shkojë nëse do të jetë i përfshirë, ka të drejtë të rrijë. Këtu, një pjesë prej nesh nuk janë as në pozitë as në opozitë. Kjo është një lëvizje universitare që nuk ka të bëjë me partitë. Çdo njëri prej nesh si qytetar ka të drejtë të marrë në cdo protestë pjesë, sikurse po të mos dëshirojnë nuk marrin pjesë.

Deklaratën Kovaçi e bëri gjatë një prononcimi për mediat ku deklaroi se ishte rënë dakort me ministrinë e Arsimit për një pjesë të kërkesave të tyre por që mbetet ende në diskutim rritja e pagave me 30% dhe financimi shkencor./Dosja.al

protesta e pedagogeve sandër kovaçi protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll