Aktualitet

Fëmijët e ngujuar në Fier/ DETAJE, kanë 1 muaj që s'dalin nga banesa, nuk shkojnë as në shkollë

Dosja.al raporton se fëmijët janë të dy vëllezërve të cilët janë divorcuar nga partneret.

27 Tetor 2022, 11:29 Nga A.B
Fëmijët e ngujuar në Fier/ DETAJE, kanë 1 muaj që
Shkolla

FIER- Gjashtë fëmijët e ngujuar në një banesë në fshatin Levan të Fierit kanë më shumë se 1 muaj që nuk kanë frekuentuar shkollën. Ata nuk pranojnë që të dalin nga banesa. 

Shkak i ngujimit të tyre është bërë divorci i prindërve. Dosja.al raporton se fëmijët janë të dy vëllezërve të cilët janë divorcuar nga partneret. Pavarësisht se gjykata u ka dhënë kujdestarinë nënave, fëmijët e moshave nga 8 deri në 18-vjeç nuk duan që të largohen nga banesa. 

Policia dhe forcat e shërbimit social ndodhen në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e fëmijëve nga banesa. 

ngujohen ne banese 6 femije ne fier

Sondazh

Poll