Aktualitet

'Vrasësi jetonte i lirë në ishull'/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari në Korfuz, akuzohet për vrasjen e afganit

Personi që ishte i lirë ishte dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për vrasje nga pakujdesia në të cilën ishte përfshirë në Athinë

27 Tetor 2022, 09:27 Nga A.B
'Vrasësi jetonte i lirë në ishull'/ Arrestohet pas 6
Qyteti

GREQI- Pas gjashtë vitesh kërkim, një shqiptar, i dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për vrasje është vënë në pranga dhe dënuar nga Gjykata e Apelit e Athinës. Shqiptari akuzohet për vrasjen e një 30-vjeçari afgan në sheshin Atika, më 11 dhjetor 2016. Viktima po argëtohej në një klub nate në zonë kur ishte i dehur duke debatuar me tre shqiptarë. 

Në momentin që po hynte me shoqërinë e tij në një lokal, ai u qëllua nga shqiptari, i cili ishte nën shoqërinë e dy miqve të tij. 

Një vit më vonë, vrasja u zbardh nga Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit të Atikës dhe një 27-vjeçar u arrestua në Peristeri, ndërsa bashkëmoshatari i tij tashmë ishte i burgosur për krime të tjera dhe 29-vjeçari kishte arritur të arratisej jashtë vendit. Më pas u zbulua se shqiptari kishte një rol drejtues në një organizatë kriminale që trafikonte drogë dhe emigrantë të paligjshëm, ndërsa akuzohej edhe për qarkullim të kartëmonedhave të falsifikuara.

Pavarësisht kërkimeve të pafundme, shqiptari endej i lirë./Burimi: Protothema.gr

arrestohet shqiptari ne korfuz

Sondazh

Poll