Aktualitet

HISTORIA/ E vrau për një fjalë goje... si ekzekutoi Agim Gjata fqinjin në 2011, sot u arrestua nga RENEA

Kur banorët e fshatit Barbullush gjetën viktimën ata panë se ishte i përgjakur dhe në dorë kishte një levë hekuri, me gjasë për tu mbrojtur.

27 Tetor 2022, 10:33 Nga f.g
HISTORIA/ E vrau për një fjalë goje... si ekzekutoi Agim Gjata
Foto nga aksioni i arrestimit te Agim Gjates

SHKODER- 9 vite pasi vrau Ndoc Çelikun, Agim Gjata u arrestua sot nga RENEA dhe efektivët e Policisë së Shtetit. Asokohe 38 vjeç ngjarja shokoi banorët e fshatit Barbullush në Komunën e Bushatit në Shkodër. “A e di se kush është më i fortë këtu?”. Kjo mendohet se ka qenë edhe fjalia që ka ndezur sherrin mes të dyve.

Grindja ka nisur fillimisht me fjalë më pas është vijuar me një përplasje fizike për tu mbyllur me një vrasje. Mbrëmjen e 19 qershorit 2011, Ndoc Çeliku 61 vjeç dhe Agim Gjata, 38 vjeç kanë nisur të debatojnë me njëri tjetrin. Fjalia nuk ësdhtë pritur mirë nga Gjata që ka vendosur të marrë kallashnikovin dhe ti ngrejë pritë fqinjit.

Në orën 23:40 të mbrëmjes, sapo e ka pikasur se 61-vjeçari po i afrohej banesës, Gjata e ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vrarë në vend. Më pas ai është larguar nga vendngjarja duke përfituar nga erësira e natës. Kur banorët e fshatit Barbullush gjetën viktimën ata panë se ishte i përgjakur dhe në dorë kishte një levë hekuri, me gjasë për tu mbrojtur.

Pasi u arrestua, autori deklaroi se ishte qëlluar me levë hekuri nga viktima dhe në gjaknxehtësi e sipër kishte marrë armën e zjarrit për të vënë “nderin” në vend. Ajo që nuk kuptohet qartë është arsyeja e lirimit në kohë kaq të shkurtër e autorit që ka vuajtur më pak se 10 vite burg për vrasjen e fqinjit e tashmë arrestohet për armëmbajtje pa leje./Dosja.al

ndoc celiku agim gjata arrestohet agim gjata

Sondazh

Poll