Aktualitet

Rrjedhja e gazit në Porto Romano, ISHTI: Çisterna e Gas Power nuk përmbushte kriteret teknike

ISHTI sqraon se avaria sipas punonjësit Arjan Tafhasaj ka nisur rreth orës 11:30 në paradsite ku u dëgjua një zhurmë dhe rrjedhje nga një prej çisternat.

27 Tetor 2022, 11:05 Nga f.g
Rrjedhja e gazit në Porto Romano, ISHTI: Çisterna e Gas Power nuk
Foto ilustruese

TIRANE- Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka dalë në përfundimin se rrjedhja e gazit në Porto Romano në Durrës nga çisterna ka ndodhur për shkak se çisternat e kompaniosë "GasPower" janë me mangësi. Në një deklaratë për mediat një ditë pas ngjarjes, ISHTI sqraon se avaria sipas punonjësit Arjan Tafhasaj ka nisur rreth orës 11:30 në paradsite ku u dëgjua një zhurmë dhe rrjedhje nga një prej çisternat. ISHTI garanton se kompania mori masat ndërsa shton se çisterna nuk do të vihet në punë pa u plotësuar kushtet e sigurisë. 

DEKLARATA E PLOTË:

Lenda: Mbi avarinë e ndodhur sot më dt. 26.10.2022 në subjektin Gaspoëer Al sha me Nipt L21409504T e vëndndodhje: në instalimin e depozitave të GLN-s (Gaz i lëngezuar i naftës)   Durrës, Lagjja 15, Rruga “Velipoja”, Porto Romano, Ish Ndërrmarja Kimike. Rreth ores 11:30  është konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula  e sigurimit të cisternës  së GLN-s të  automjetit me targë DR4093C e parkuar në territorin e  subjektit  Gaspoëer Al sha. Sipas punonjësit Artan Tafhasaj avaria është konstatuar rreth orës 11:30 , është dëgjuar një zhurmë si dhe rrjedhje GLN-je  nga valvula  e sigurimit të çisternës së automjetit me targë DR4093C. Operatorët e subjektit kanë vepruar menjëherë duke e mbajtur nën kontroll rrjedhjen e GLN-s si dhe kanë vepruar me ujë nëpërmjet sistemit të hidranteve,  është vazhduar me mbajtjen nën kontroll të rrjedhjes së GLN-s si dhe uljen e presionit duke hequr nëpërmjet pompës së impiantit GLN-s dhe dërgimin në rezervaret staticionar të GLN-s. Për izolimin e plotë e rrjedhjës së GLN-s u përdor një reduksion  i filetuar në njërën anë të së cilit u instalua një saraçineskë. Ky reduksion u montua në tronketën dalëse të valvulës së sigurimit me filetim. Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës  së GLN-s të  automjetit rezultojnë këto mangësi:

1 – Certifikatë konformiteti  e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.

2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë  disa mallra të rrezikshëm  e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).

3 – Certifikatë për transportin  e mallrave të rrezikshëm  e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.

4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.

5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës  së GLN-s.

Nga avaria e ndodhur nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.

Në zbatim të ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 32/2016, datë 24.03.2016 “për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion” si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nën ligjore në fuqi do te vijohet me procedurën e inspektimit on-line. Subjektit Gaspoëer AL sha u la detyrë që të merren masa  për boshatisjen e menjëhershme të çisternës  së GLN-s,  për pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës  së GLN-s si dhe ambientit për qark. Çisterna  e GLN-s të  automjetit nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko  ligjor. /Dosja.al

shperthim në porto romano arjan tafhasaj

Sondazh

Poll