'Dilni jashtë vajza, djem'/ Shpërthimi në Porto Romano, nxënësi: Drejtori na tha merrni çantat dhe ikni me vrap
DURRËS- Një nga nxënësit e shkollës pranë fabrikës së 'Gaz poëer' në Porto Romano ka treguar se iu kërkua nga drejtori i shkollës që të largoheshin me vrap nga shkolla. Për mediat ai tha se procesi mësimor u ndërpre për shkak të rrezikut për shpërthim, pas rrjedhjes së gazit në një cisternë në fabrikën e cila është vetëm 30 metra larg.
“Ishim në orën e katërt mësimore. Erdhi një presor dhe tha dilni jashtë vajza dhe djema sepse po shpërthen gazi. Drejtori na tha merrni çanta dhe ikni me vrap, dhe ne kemi marrë çantat dhe kemi ikur se jemi trembur shumë”, tha nxënësi i shkollës.
Situata e krijuar këtë mesditë shkaktoi panik në Durrës. Në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” ndërprenë mësimin dhe banorët u evakuuan nga zona. Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial tha se dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të problemeve me valvulat që ka pasur boti furnizues. Inspektoriati shton se nuk ka probleme me depozitat e instaluara.

