Aktualitet

Cisternat e ‘Gas Power’ rrezikuan jetën e banorëve në Porto Romano, qytetari: Djalin e çova në shkollë dhe e mora në spital

Ai thotë se djalin e dërgoi në mëngjes në shkollë dhe e mori në spital, pasi pati probleme me frymëmarrjen pas rrjedhje së gazit.

26 Tetor 2022, 15:11 Nga F.M
Cisternat e ‘Gas Power’ rrezikuan jetën e banorëve në
Porto Romano

TIRANË- Një nga banorët e Porto Romanos ka treguar se si e ka marrë djalin e tij nga spitali, disa orë pasi e kishte dërguar në shkollë. Kjo për shkak të rrjedhjes së gazit nga cisternat e ‘Gas Power’, që rrezikoi jetën e qytetarëve të zonës. Ai thotë se djalin e dërgoi në mëngjes në shkollë dhe e mori në spital, pasi pati probleme me frymëmarrjen pas rrjedhje së gazit.

“Isha në punë. Më marrin në telefon nga shkolla, më thanë hajde se i është. Sa vij nga puna, e gjej çunin te spitali, tani sa dola. Por kështu është për natë, nuk është vetëm sot. Çdo natë ka rrjedhje, nga ora 7 deri në 9 të darkës. Nuk e di çfarë bëjmë, por era mbyt,”- tha burri.

Situata e krijuar këtë mesditë shkaktoi panik në Durrës. Në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” ndërprenë mësimin dhe banorët u evakuuan nga zona. Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial tha se dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të problemeve me valvulat që ka pasur boti furnizues. Ispektoriati shton se nuk ka probleme me depozitat e instaluara.

gas power shperthim ne porto romano

Sondazh

Poll