Aktualitet

Kërkohej në Itali për përfshirje në grupe kriminale, 'Shqiponjat' arrestojnë Budanin në Vlorë, i dënuar me 15 vite burg

Budani fshihej dhe jetonte për shumë vitesh në fshatin Poro të Vlorës, duke i shpëtuar arrestimit. 

27 Tetor 2022, 09:07 Nga A.B
Kërkohej në Itali për përfshirje në grupe kriminale,
Foto ilustruese

VLORË- Adriatik Budani është 52-vjeçari i arrestuar nga 'Shqiponjat' në Vlorë. Ky person, është dënuar me 15 vite burg në Itali, për disa vepra penale. Mirëpo, Budani fshihej dhe jetonte për shumë vitesh në fshatin Poro të Vlorës, duke i shpëtuar arrestimit. 

Gjykata e Apelit, Brindizi, e ka dënuar Budanin me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e Budanit drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Poro”. I dënuar me 15 vjet burgim, për disa vepra penale të kryera në Itali, lokalizohet në fshatin Poro dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Poro”. Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Adriatik Budani, 52 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

adriatik budani arrestim ne vlore

Sondazh

Poll