Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier-Lushnje, humb jetën 60-vjeçari që udhëtonte me motoçikletë

Mësohet se 60-vjeçari Shala ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin që është përplasur me një mjet bujqësor. 

26 Tetor 2022, 11:12 Nga F.M
Aksident me vdekje në Fier-Lushnje, humb jetën 60-vjeçari
Foto Ilustruese

FIER- Një 60-vjeçar i identifikuar si Qemal Shala ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Fier-Lushnje, pranë fshatit Bishtqethëm. Mësohet se 60-vjeçari Shala ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin që është përplasur me një mjet bujqësor. 

Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Nuk dihet nëse personi që drejtonte mjetin bujqësor është shoqëruar në polici. 

aksident ne fier fier-lushnje

Sondazh

Poll