Aktualitet

Gjendet e pajetë 85-vjeçarja në Korçë, Policia: Dyshohet se vdiq nga shkaqe natyrale

E moshuara dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

26 Tetor 2022, 10:12 Nga A.B
Gjendet e pajetë 85-vjeçarja në Korçë, Policia:
Ambulance

KORÇË- Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen numër 7 në Korçë. Ajo është gjetur e pajetë në orën 09:10, në rrugë. Sipas policisë, e moshuara dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

vdes 85-vjecarja ne korce korce

Sondazh

Poll