Aktualitet

Vdekja e Kurtit/ A duhet të dorëhiqet Çuçi? Lleshaj: Gjithçka varet nga bindjet personale

Ish-ministri tha më tej se dorëheqja pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi ishte një akti i tij personal, si pasojë e bindjes që ka se qytetarët duhet të shohin fytyrën e ministrit tek policët.

26 Tetor 2022, 09:51 Nga F.M
Vdekja e Kurtit/ A duhet të dorëhiqet Çuçi? Lleshaj:
Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ka preferuar të japë një koment në momentin që është pyetur nëse pasardhësi i tij, Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqjen pas vdekjes së Lear Kurtit në duart e efektivëve të policisë.

I ftuar në Log, Lleshaj tha se kjo nuk mund të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë pasi gjithsecili ka bindjet e veta perslonale. Ish-ministri tha më tej se dorëheqja pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi ishte një akti i tij personal, si pasojë e bindjes që ka se qytetarët duhet të shohin fytyrën e ministrit tek policët.

“Është aq e drejtpërdrejtë sa s’mund të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë kjo pyetje. Rezervohem të jap komente. Unë jam vënë përballë një situate të vështirë në dhjetorin e 2020 dhe kam marrë një akt që është i njohur. Nuk e kam marrë në funksion të dhënies së ndonjë mesazhi, por ka qenë akt i imi privat. Përgjigje ndaj bindjes time të thellë që qytetarët tek policët duhet ta shohin fytyrën e ministrit. Dhe nëse kemi devijime dhe shkelje të rënda, diçka do ta shohin nga fytyra e ministrit. Të gjitha rastet ngjajnë dhe nuk ngjajnë, në thelb asokohe kishim një akt të rëndë, vrasje që është konfirmuar edhe nga gjykata,”- tha Lleshaj.

sander lleshaj bledi cuci

Sondazh

Poll