Aktualitet

Operacioni ‘Dream Earnings', zbulohet se kush janë tre personat e arrestuar në Tiranë (EMRAT)

Këto persona, akuzohen nga autoritetet shqiptare dhe nga ato italiane se kanë zhvatur nga 1200 italianë përmes call center.

26 Tetor 2022, 11:03 Nga A.B
Operacioni ‘Dream Earnings', zbulohet se kush janë tre personat
Call Center

TIRANË- Dosja.al ka zbuluar emrat e tre personave që u vunë në pranga në kuadër të operacionit ‘Fitimet e ëndrrave’. Në pranga kanë përfunduar Elisa Caci, Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këto persona, akuzohen nga autoritetet shqiptare dhe nga ato italiane se kanë zhvatur nga 1200 italianë përmes call center, duke u marrë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur dhe 5 persona të tjerë. 

Call Centeri, i vendosur në Tiranë, ka mashtruar qytetarët italianë të moshave të ndryshme. Ata u kërkonin fillimisht një kapital prej 250 euro, për të investuar, duke u bërë të besonin se do të kishin shumë përfitime. 

Shuma e mashtrimit është mbi 10 milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale. Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, doli se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro.

elisa caci valbona abedinaj gilberdo pushani operacioni dream earnings

Sondazh

Poll