Aktualitet

"Kam publikuar 28 emra", Tufa: Ruçi dhe Kraja ish-spiunë të Sigurimit

Ai tha se për këtë ka vënë në dijeni dhe Autoritetin e Dosjeve por sipas tij dhe pse denoncimi i tij ka qenë me emër dhe mbiemër dhe i bazuar në fakte Autoriteti nuk i ka marrë parasysh. 

26 Tetor 2022, 09:32 Nga e.k
"Kam publikuar 28 emra", Tufa: Ruçi dhe Kraja ish-spiunë
Agron Tufa

TIRANË- Shkrimtari Agron Tufa ka bërë një deklaratë të fortë ku ka akuzuar kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ish-kryeparlamentarin, Gramoz Ruçin si ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit. Ai tha se për këtë ka vënë në dijeni dhe Autoritetin e Dosjeve por sipas tij dhe pse denoncimi i tij ka qenë me emër dhe mbiemër dhe i bazuar në fakte Autoriteti nuk i ka marrë parasysh. 

Deklaratën Tufa e bëri gjatë një interviste për "Euronews Albania" ku akuzoi drejtoreshën e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula se ka vepruar mbi bazën e emaileve anonime dhe jo me dokumente zyrtare. 

“Pse kryetarja e Autoritetit të Dosjeve s’i mori denoncimet e mia me dokumente origjinale si në rastin kur denoncova ‘Cigaren’ Ruçi, Arben Krajën si ish-hetues i komunizmit e shumë emra të tjerë që kanë punuar në institucione publike. Ata njerëz i kanë edhe gratë tek autoriteti i dosjeve. Nëse autoriteti nuk do kishte vepruar me ato emaile anonimeve por do i ishte përmbajtur 28 emrave që i kam publikuar me dokumente do kishte vepruar menjëherë”, tha Tufa.

agron tufa

Sondazh

Poll