Aktualitet

Konflikti me armë zjarri në Shkodër! Ky është Ardian Kiri, ish-drejtor i ALUIZNI-t, i akuzuar për vrasje

Kiri ka qënë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, mirëpo rezulton se ka qënë dhe i akuzuar për një vrasje. Atë të Marjan Martinit.  

26 Tetor 2022, 10:00 Nga A.B
Konflikti me armë zjarri në Shkodër! Ky është Ardian
Ardian Kiri

SHKODËR- Personi në foto është Ardian Kiri, i cili u përfshi në konfliktin me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ai u përplas me Kristian Fermosin, konflikt i cili u përshkallëzua dhe me ndërhyrjen e vëllait të Kirit, Davidit. 

Kiri ka qënë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, mirëpo rezulton se ka qënë dhe i akuzuar për një vrasje. Atë të Marjan Martinit.  Martini është vrarë në vitin 2013 në fshatin Gur i Zi. Në atë kohë, u raportua se Martini vdiq aksidentalisht, pasi dy grupe të rinjsh ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. 

Po ashtu, Kiri ka qënë i hetuar për tentativë për vrasje të Nik Gjonlulaj dhe djalit të tij Amarildo Gjonlulaj. Ai është dënuar nga Gjykata vetëm për akuzën e “Armë mbajtjes pa leje” me 5 vite burgim ndërsa Apeli e la të lirë.

ardian kiri te shtenat me arme ne shkoder kristian fermosi

Sondazh

Poll